Picë e përsosur për verë

Ky është varianti më i shëndetshëm i picës me perime, e cila do t’i bëjë mirë organizmit tuaj gjatë ditëve të nxehta verore!

Pica është ushqim ideal veror, sepse, pos që mund ta pasuroni me perime sezonale, nuk jeni të detyruar të qëndroni afër shporetit të nxehtë derisa e përgatisni.
Po ju japim recetën për versionin më të shëndetshëm të picës, ku zakonisht brumin do ta zëvendësoni me patëllxhanë ashtu që me këtë picë mund të kënaqeni pa kurrfarë brenge.

Përbërësit:

2 patëllxhanë të mëdhenj të prerë në rrathë prej 2,5 cm
Salcë domatesh
20 feta djathë të shkrishëm apo mozzarelle
Disa domate të freskëta të prera
1 filxhan spinaq të freskët
½ luge kripë
Përgatitja: Ngroheni furrën e shporetit në 180 gradë. Rendisni patëllxhanin e prerë. Qitni pak kripë dhe piper dhe piqeni në furrë 15 deri 20 minuta. Pastaj nxirreni dhe kthejeni mbrapsht. Në secilën fetë të patëllxhanit vendosni një lugë salcë domatesh, pastaj djathë, pak spinaq dhe domate dhe piqeni edhe 3 deri 5 minuta. Servireni derisa është e ngrohtë. Ju bëftë mirë! /Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Si të përgatisni në shtëpi muffins me vanilje – Receta Gatimi

[ad_1]  Ndonëse të vogla, amvisat e jo vetem “tremben” nga kjo ëmbëlsirë pasi e mendojë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *