Petulla

13


Perbersit:
1 vezë
1 gotë jogurt
½ gotë e çajit vaj vegjetal
1 lugë e çajit kripë
1 Pluhur pjekje
3,5 gota miell.

Pergatitja:
Në një enë derdhni vezën dhe rrahni, pas rrahjës ia shtoni vajin vegjetal, jogurtin, kripën, pluhur pjekjën dhe miellin.

E përzieni masën mjaftueshëm, brumin e përfituar e ndani në 5 kulaçe të barabarta.

Secilën kulaç e hapni në tryezë me pak miellin, ia japni formën petullave dhe i vendosni në tigan për pjekje në të dy anët.

Ju bëftë mirë!

You might also like
Comments