Peshkaqeni ‘tiger’ bie ne rrjetat e peshkarexhes ne Durres – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një peshkaqen i llojit tigër, me gjatësi pesë metra e peshë rreth gjysmë toni, është kapur në ujërat e Adriatikut nga anija peshkatore “Meduza Durrës” ditën e sotme. Peshkaqeni i konsideruar i rrezikshëm me peshë rreth 500 kg, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve së bashku me 15 këlyshë. Petrit Drogea kapiten i anijes Meduza në një prononcim për News24 sapo mbërriti në portin e Durrësit tha se peshku i konsideruar i rrezikshëm për ujërat e Adriatikut dhe të Mesdheut u kap në thellësinë 175 metra thellësi. Kjo është hera e dytë që kjo anije zë një peshkaqen të kësaj madhësie në gjuetinë në det. 234PreviousNext Klima ka ndryshuar dhe llojet e peshqve tashmë gjenden edhe në cekëtin. Po ashtu edhe peshqit e mëdhenj synojnë bregun për shkak të ushqimit. Petriti ka gati 50 vjet në det, si kapiten e anijeve të peshkimit, por sërish sa herë që në rrjeta bie një peshk i rrallë, kjo konsiderohet si një sfidë për kapitenin që ndjehet fitues në detin e hapur. E ndërsa anija peshkatore është ankoruar në portin e Durrësit të shumta kanë qenë edhe restorantet të cilët kanë nisur prenotimin për peshkun e freskët, aq shumë i kërkuar nga konsumatori për shijen e veçantë të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu