Peshk me Kos

15


Përbërësit:
250 gr filetë peshku
150 gr kos
gjysmë portokall i kuq
1 copë kastravec turshi
gjysmë kastravec (i freskët)
1 lugë gjelle vaj ulliri
gjysmë domate
majdanoz
shegë (e egër ose shegë e butë nëse është stina e shegës)
1 fetë bukë.

Përgatitja:
Fillimisht ziejmë ose skuqim filetën.
E lëmë të ftohet më pas, ndërkohë që në një enë përgatisim kosin me perimet.
Thekim një fetë buke të cilës i shtrojmë pak nga kosi i përgatitur dhe sipër fetës vëmë një shtresë nga salca e përgatitur.
Vendosim filetën ose peshkun e pastruar nga halat dhe i mbulojmë të dyja me salcën e kosit.
Dekorojmë me majdanoz dhe produkte të ndryshme sezoni.
mir!

Ju befte mir!

You might also like
Comments