Pesë gjëra që mund t’i bëni me qepën në shtëpi

4

[ad_1]

Qepën e adhurojmë në shumë gjella dhe për këtë arsye me siguri gjithmonë e keni në shtëpi, por provoni disa ide të tjera përveç gatimit dhe zgjidhni disa probleme.

1. Largon ndryshkun nga thika

Nga larja e thikave dhe pajisjeve të ngjashme në kuzhinë me ujë ndonjëherë krijohet ndryshku. Në vend të mjeteve të blera, ndryshkun mund ta largoni thjesht me qepë. Në thikë vendosni copa qepë dhe lëvizni nëpër teh disa herë. Varësisht nga sasia e ndryshkut veprimin ndoshta duhet ta përsëritni me qepë të re, shkruan “Reader’s Digest”.

2. Aromat e pakëndshme të ngjyrës pas ngjyrosjes

Pas ngjyrosje së mureve në dhomë mund të mbetet aroma e ngjyrës edhe për disa ditë. Kjo edhe ndoshta mund të mos jetë problem i madh me dhomën e ditës, por me siguri nuk është e përshtatshme të flihet në dhomën e tillë të gjumit. Pasi të keni kryer punë me punimet dhe ngjyrosjen, shpërndani në dhomë disa pjata me pak ujë dhe qepë të freskët të prerë. Ato do të absorbojnë aromat për disa orë.

3. Kafshët shtëpiake problematike

Nëse macja juaj ose ndonjë kafshë tjetër shkatërron mobilet tuaja ose bën nevojën në vende ku nuk duhet, qepa do t’i mbushë mend. Në vendet ku është bërë dëmi vendosni qepë të prerë dhe herën tjetër kafsha do të heqë dorë nga sherret e veta të vogla. As macet e as qentë nuk janë adhurues të qepës dhe me siguri nuk do të kthehen më në vendin e krimit.

4. Shëron pickimet e bletës

Pickimi apo thumbimi i bletës mund të dhembë shumë, dhe nëse në dorë nuk keni asnjë mjet nga barnatorja, përdorni qepën. Vetëm preni një copë qepë dhe vëreni në vendin e kafshimit. Shumë shpejt do ta lehtësojë dhimbjen. Nëse jeni alergjik në pickimet apo thumbimet duhet menjëherë ta kërkoni ndihmën e mjekut.

5. Pesticidi natyror

Mjetet e blera për kopsht që largojnë parazitët e mërzitshëm nga bimët tuaja mund t’i përgatisni edhe në shtëpi. Në mikser përzieni katër qepë, dy thelpinj hudhre, dy lugë piper dhe një litër ujë. Në enën tjetër përzieni dy lugë spreji të lëngshëm për duar dhe shtatë litra ujë dhe shtoni përzierjen e përgatitur. Aplikoni në bimët e rrezikuara sipas nevojës. /Telegrafi/

Qepa

[ad_2]

You might also like
Comments