Personat me rrezikshmëri të lartë, RENEA dhe FNSH blindojnë Fushë-Krujën

24

Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA, po zhvillojnë një operacion në fshatin Nikël të Krujës për kapjen e personave të dyshuar të cilësuar dhe si persona me rrezikshmëri të lartë.

Nga informacionet e deri më tanishme thuhet se është ndaluar shtetasti F. Haka, i konsideruar si person i rrezikshëm dhe person i kërkuar nga policia.

Në operacion marrin pjesë një numër i madh efektivësh policie dhe me mjete të blinduara.

Në krye të operacionit është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

You might also like
Comments