Përsëriti shkeljen, procedohet një pronar lokali në Fier që nuk respektoi masat e COVID!

0
Gjigandi

Policia e Fierit ka proceduar një pronar lokalesh nate si dhe ka gjobitur një tjetër për shkak se nuk kanë zbatuar masat e vendosura për shkak të pandemisë së COVID-19.

Më konkretisht është proceduar pronari i lokalit Z. T., i cili ka përsëritur shkeljen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar para disa ditësh është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë. Ndërkohë me një gjobë 1.000.000 lekë është gjobitur E. K, pronar lokali, por për moszbatimin e masave.

I proceduari tani do të përballet në gjykatën e Fierit me veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu