Përplasja kryeministër-president/ Malaj: Meta ‘politikan race”, Ramës i ka humbur edhe batuta

0
11
Gjigandi

E ftuar në “Politik On” në RTV Ora ku po diskutohet mbi përplasjet kryeministër-president, ish deputetja e LSI Nora Malaj ka bërë dallimin mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Sipas Malajt, Meta është “politikan race”, fakt sipas së cilës e ka pranuar edhe vetë Rama.

Lela: Është gjithçka politike apo përtej…? Cila është psikologjia e kësaj përplasjeje?

Nora Malaj: Po ti shikosh që të dy, edhe zotin Rama, kryeministër i vendit dhe zotin Meta, janë dy profile politike shumë interesante. Njëri është kal beteje dhe po të dëgjoni ligjërimin që ka bërë zoti Rama, në vlerësimin për zotin Meta, në momente të vështira dhe jo të vështira, ka thënë që zoti Meta “është politikan race”. Kështu ka thënë dhe e ka identifikuar. Dhe në të gjithë karrierën politike të zotit Meta kemi profil të qartë të një politikani që është rritur ndërkohë, që ka marrë goditje të herëpashershme, që ka qenë i qartë në vendimarrjet e tij, i qartë edhe kur ka qenë kryeministri më i ri, edhe kur ka qenë kryetar parlamenti, edhe kur ndërtoi LSI-në, partinë ku unë aderoj, edhe sot si presidenti i Republikës. Po të shohësh në thelbin e problemit, jo në kursin e leksikut, i ka shumë të qarta objektetet pse përballet me zotin Rama.

Dy janë parimet kryesore apo themelore: përtej faktit të politikbërjes dhe politika përveç betejës ka edhe marrëveshje dhe po të marrim historikun nga ’90 deri këtu, Ilir Metën e kemi parë të fokusuar në të majtë dhe në të majtën e qartë dhe të mirëorganizuar dhe në vlerën e pushtetit të shtetit dhe shtetit shqiptar.

Zoti Rama vjen në politikë me një qasje tjetër. Vjen nga shoqëriaa civile. Përplaset me një fizionomi tjetër nga politikanët e asaj kohe. Ka një diskurs dhe leksik që e ka shfaqur që në krye të herës. Përdor gjestikulacionin apo mekanizma që për shqiptarët shërbejnë për batutën dhe debatin. Është karizmatik dhe nuk është se është i palexuar, është i lexuar. Duke mos qenë hera herës vetvetja, që është një prej problemeve të tija më të mëdhaja, e bën që debatin politik të mos e bëjë në rrafshin e politikbërjes por në rrafshin e garës që bëhet mes dy boksierëve apo individëve që luajnë edhe artin marcial. Kur nuk ka argument tjetër të godet me batutë duke qenë se është edhe mjeshtër i batutës. Po kohët e fundit i ka humbur edhe batuta.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu