Përplasja e bandave në Elbasan, sherri mes “Sakatit” dhe “Tarzanit” dyshohet se vrau Emiljano Ramazanin

0
Gjigandi

Policia ende nuk ka asnjë emër të dyshuar si autor i ekzekutimit të Emiljano Ramazanit në Elbasan.

Por grupi hetimor ka të dhëna se krimi ka patur si motiv përplasjet mes dy bandave kriminale që veprojnë në Peqin dhe Bradashesh.

Këto dy grupe kriminale njihen ndryshe me nofkat e drejtuesve të tyre: “Sakati” dhe “Tarzani”.

Emiljano Ramazani njihet si mik i Talo Çelës, i akuzuar si një nga autorët e grabitjes se Rinasit dhe vrasjes se vëllezërve Haxhia në Durrës, pak kohë më parë. Përplasjet e këtyre bandave vijnë për shkak të pazareve të drogës.

RonaTyra

39-vjeçari, i njohur ndryshe me nofkën “Ili” është proceduar disa herë për shpërndarje droge dhe plagosje të lehtë.

Pamjet filmike qe disponon prokuroria tregojnë se Ramazani është mbajtur në mbikëqyrje. Ditën e krimit, ai u qëllua me 5 plumba nga nje person me kapele dhe me maskë anticovid. Autori dhe bashkëpunëtori i tij dogjën më pas makinën ne zonën e Paprit.

Në shkurt të 2019 Ramazani ishte shpallur në kërkim, pasi plagosi një person në Elbasan. 7 muaj pas shpalljes në kërkim, në gusht të 2019 Ramazani, u arrestua nga policia me 50 doza metanol.

Ramazani u lirua nga gjykata dhe çështja kundër tij u pushua nga prokuroria. Ai rezulton i dënuar vetëm një herë për akuzën e shpërndarjes së kokainës në Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu