Përmetari “kthen” shtëpinë në magazinë kanabisi, vihet në pranga

[ad_1]

Në kuadër të operacionit të koduar “Vila”, policia e Përmetit sekuestroi një sasi prej 41 kg kanabis.

Në pranga është vënë shtetasi Njazi Çaushi, 41 vjeç, pasi në oborrin e shtëpisë së tij u gjetën 41 kg hashash.

“Si rezultat i operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi ku rezultoi se në automjetin furgon me targa PR 0756 A, i cili ishte i parkuar në oborrin e kësaj banese u gjet një sasi prej 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa”.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa u bë arrestimi i 56 vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Tiranë, të miturën e zë korrenti

[ad_1] Një vajzë e mitur në Tiranë ka përfunduar në spital në një gjendje të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *