Perkujtohet masakra e Serbenicës, Thaçi: Millosheviçi s’mori mësim nga kjo masakër

9

Presidenti I Republikës së Kosovës ka  përkujtuar sot masakrën më të madhe në Evropë  pas Luftës së Dytë Botërore, atë të Serbenicës.

Zoti Thaçi me anë të një  postimi në  profilin e tij zyrtar në facebook ka thënë se kjo masakër nuk I dha mesim Millosheviçit, I cili më  pas erdhi në Kosovë dhe bëri masakra të tjera.

 

Shkrimi I  plotë i  Presidentit Hashim Thaçi:

Sot i bashkohemi qytetarëve të mbarë botës, të cilët po e kujtojnë masakrën më të madhe pas luftës së dytë botërore në Evropë, masakrën e Srebrenicës.

Fëmijë, gra e burra u vranë egërsisht, prandaj vetëm njohja e së kaluarës dhe dënimi i kryerësve të gjenocidit, do të shërojë plotësisht dhembjen e familjarëve të tyre.

Masakra e Srebrenicës, 23 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri.

Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës dhe dënimi i kryerësve të këtyre masakrave. HTH

You might also like
Comments