Perfundon seanca ne Parlament, Holanda jo negociatave te Shqiperise me BE

0
Gjigandi

Parlamenti holandez ka përfunduar diskutimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Ne fund te seances nuk ka pasur ndryshim të qëndrimit kunder negociatave për Shqipërinë. Ndonëse nuk ka mocion të ri, holandezët i qëndruan vendimit kundër hapjes së negociatave. Anëtarët e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës dëgjuan pasditen e sotme qëndrimin e qeverisë përmes ministrit për Punët e Jashtme, Stef Blok. Ministri Blok ka parashtruar qëndrimin, tashmë të njohur se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë. Në komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord. Megjithatë duhen pritur orët në vijim nëse ndonjë parti politike do të dorëzojë një mocion kundra çeljes së negociatave me Shqipërinë për ta votuar në parlament.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu