“Për një Shqipëri pa kanabis”, Spiropali: Arritje e rëndësishme në rrugën tonë europiane

53

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila ishte e pranishme në prezantimin e raportit mbi rezultatin në luftën kundër lëndëve narkotike nga Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza, theksoi se këto arritje janë mjaft të rëndësishme për rrugëtimin Europian të Shqipërisë.

“Partnerët italianë të GDF certifikojnë rezultatet e jashtëzakonshme të arritura nga Policia e Shtetit në luftën frontale dhe agresive ndaj kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Shifrat e këtij suksesi historik morën vlerësimet maksimale nga diplomatët e huaj dhe zyrtarët italianë, pjesëmarrës në këtë konferencë, një arritje e rëndësishme në rrugën tonë europiane”, theksoi Spiropali.

Falë masave dhe kontrolleve si nga rruga ajrore dhe tokësore të forcave të rendit, kultivimi i lëndëve narkotike në Shqipëri ka pësuar një rënie drastike gjatë vitit 2018.

You might also like
Comments