Për iftar përgatisni fileto peshku dhe sallatë patatesh

0
Për iftar përgatisni fileto peshku dhe sallatë patatesh
Gjigandi

Shumica shpesh kanë nevojë për frymëzim për përgatitje të ushqimit, e disave nuk u mungojnë asnjëherë kreativiteti dhe imagjinata në gatim

Përbërësit:

▪ fileto peshku merluci,
▪ patate,
▪ hudhra,
▪ erëza (kopër, borzilok dhe majdanoz),
▪ limon,
▪ vaj ulliri.

Përgatitja e filetove të peshkut:

RonaTyra

Shkrihen filetat e merlucit, më pas spërkaten me erëza, u hidhet sipër vaj ulliri dhe lihen të qëndrojnë. Më pas vendosni filetat në një tigan të nxehur dhe skuqini në zjarr mesatar.

Pjesa e pashmangshme është salca e hudhrës që do të përgatisni pasi të keni grirë disa thelpinj hudhre, duke shtuar vaj ulliri dhe gjysmë limoni të shtrydhur.

Më pas shtoni kripë, kopër dhe borzilokun e freskët. Hidhni salcën e përfunduar mbi filetat e peshkut të skuqur.

Përgatitja e sallatës me patate

Për sallatë ju duhen dy patate më të mëdha që do t’i zieni dhe më pas do t’i prisni në rrathë. Skuqni pak spinaq në gjalpë, më pas shtoni patatet dhe qepët e grira. Më pas shtoni erëza dhe pluhur hudhre.

Në fund, hidhni sipër salcës tri lugë gjelle uthull dhe tri lugë ujë. Mund të shtoni edhe kopër dhe majdanoz.

Ju bëfshin mirë, – transmeton abc24.al.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu