PD mbledh të enjten Kryesinë, ja çfarë pritet të miratohet

0
Gjigandi

Të enjten, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Burime për Top Channel bëjne me dije se në këtë mbledhje pritet të miratohet udhëzimi për nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.
Ndërkohë sot PD bëri një propozim të tretë për formulën e trupave të KQZ-së.
Sipas propozimit përzgjedhja e kandidatëve bëhet në një komision parlamentar, ku opozita jashtëparlamentare do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve, ndërsa shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.
Sa i takon Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve opozita propozon që Partia Socialiste të zgjedhe 4 kandidatë, përfaqësuesi i opozitës politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit. Më herët, negociatori socialist Damian Gjiknuri kërkoi mbledhjen e tryezës politike ditën e mërkurë në ora 17.00 për të miratuar të plotë draftin e amendimeve për Kodin e Ri Elektoral për t’ia përcjell Komisionit të Posaçëm parlamentar për miratim brenda datës 30 qershor.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu