PD liston 9 kushtet e Gjermanise. ‘ Rama nuk ka vullnet per plotesimin e tyre – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Partia Demokratike ka listuar kushtet e shtuara që Gjermania ka vënë për Shqipërinë.   Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon nga 9 kushtet e Gjermanisë, thuhet në njoftimin e PD.     Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.     Miratimi i Reformës Zgjedhore me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.   Zbatimi i Reformës Zgjedhore.   Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave.   Funksionimi i Prokurorisë Speciale për Luftën ndaj Korrupsionit (SPAK).   Rezultate në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe ndjekja penale e zyrtarëve të nivelit të lartë.   Përparime në Reformën e Administratës Publike dhe ndëshkimi i zyrtarëve të lartë që kanë shkelur ligjin.   Ndjekja penale e gjyqtarëve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut.   Sqarimi përfundimtar i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 dhe përsëritja e tyre në përputhje me reformën zgjedhore, me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.   Edi Rama është pengesë për plotësimin e këtyre kushteve!   Atij i mungon dëshira dhe vullneti për progresin e Shqipërisë, prandaj u refuzua sërish nga BE.   Shqipëria nuk mund të jetë më peng i dështimit dhe mashtrimeve të një njeriu.   Për një Shqipëri si gjithë Europa!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu