Pazare për fishekët në kufi, dosja e policëve të Kukësit, “trafikanti” pyet: A ka skaner te kabin…

0
Pazare për fishekët në kufi, dosja e policëve të Kukësit, “trafikanti” pyet: A ka skaner te kabin…
Gjigandi

Policët e akuzuar nga SPAK për korrupsion në pikën kufitare të Morinës  në Kukës, dyshohet se kanë lejuar kalimin në doganë të sendeve të paligjshme me rrezik siç janë edhe municionet. Një përgjim i kryer nga SPAK ndaj njërit prej policëve, ka regjistruar një bisedë ku një person i dyshuar si trafikant, pyet nëse tek kabinat e kontrollit ka skanera që mund t’i zbulonin fishekët ndërsa efektivi i rekomandon që t’i vendosë në çantën e shpinës.

Dosja penale e 31 policëve të pikës kufitare të Morinit në Kukës të akuzuar për korrupsion ka zbardhur edhe një rast të lejimit të kalimit të municioneve në kufi.

Përgjimet kanë dokumentuar situatën ku një shtetas i cili kërkon punonjësit të policisë informacione nëse në pikën e kalimit kufitar ka skaner pasi ishte i interesuar për të kaluar disa fishekë luftarakë.

Valon Ahmeti Zvicer: Kam një pyetje.Ti qe je kufitar.

Reni Dokolli Polici: Po vlla më thuaj

RonaTyra

Valon Ahmeti Zvicer: Shif jam tu shku Kumanove në Maqedoni, Kam mar ca pluma.A kan skaner ne kabina ata ?.Apo veç po dyshun të ndalin

Reni Dokolli Polici: Tani me dyshu te fusin edhe ne skaner, Mesa di un kanë skaner, Po vec po dyshuan

Valon Ahmeti Zvicer: Dmth ne kabin nuk ka rezik?

Reni Dokolli Polici: Jo, aty jo!

Valon Ahmeti Zvicer: E mir pra në regull.

Sipas Prokurorisë punonjësi i policisë Reni Dokolli ka marrë dijeni për një veprimtari të dyshuar si trafik ndërkombëtar i armëve e municioneve.

Në ndihmë të shokut dhe të kësaj veprimtarie ai jep informacion për pajisjet që përdor policia për kontrollin në kufi, pasi ky shtetas me sa kuptohet municionet do t’i kalojë në çantë krahu dhe është i interesuar nëse kanë skaner punonjësit e policisë në kabina.

Javën e kaluar SPAK urdhëroi arrestimin e 31 efektivave të policisë kufitare të akuzuar për marrje ryshfeti në këmbim të kalimit të paligjshëm të qytetarëve dhe mjeteve në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. 17 prej efektivave u lanë në arrest me burg ndërsa 14 të tjerë po ndiqen penalisht në arrest shtëpie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu