Ptrice Evra nuk ka pasur një fëmijëri të lehtë. Ai provoi shumë episode traumatike që pak nga pak i ka zbuluar përmes autobiografisë së tij (‘I love this game’), intervistave të ndryshme apo një letre të hapur në “The Players Tribune”.
Ish-lojtari i Monaco, Manchester United, Juventus dhe Olympique Marseille, ndër të tjera, kohët e fundit pranoi se ishte viktimë e abuzimit seksual në fëmijëri: “Nuk më vjen turp kur pranoj se jam ndjerë frikacak për shumë vite që nuk kam folur për këtë.
Ishte si një ankth që më shtrëngonte në gjoks. Nuk e tregova dramën e fëmijërisë për veten, por për fëmijët e sotëm. Nuk dua askënd të ndihet i turpëruar ‘live’ për diçka të tillë”, – ka pranuar ai për “The Times”.
Tani, në “BBC One”, francezi ka shkuar një hap më tej. “Kam shitur drogë, kam kërkuar lëmoshë dhe kam punuar në një televizion. Njëra nuk është e vërtetë, – tha Evra teksa luanin “Dy të vërteta dhe një gënjeshtër”. – Nuk kam punuar në televizion”, – saktësoi ai menjëherë.
Babai i Evra u largua nga shtëpia (janë 24 vëllezër) dhe ish-futbollisti ia doli të mbijetonte: “Ndonjëherë, në mesnatë, kur hidheshin në kosh ‘Big Mac’-ët e ftohtë, shkonim t’i merrnim në plehra. Gjithçka ishte një kaos”.
“Futbolli më shpëtoi, – rrëfen më tej ai. – Kur isha 17 vjeç udhëtova për në Itali (kaloi nëpër Marsala dhe Monza përpara se të nënshkruante për Nice në vitin 2002). Mbaj mend që hyra në dhomën time dhe aty kisha një palë tuta sportive.
Telefonova mamin dhe i thashë: Këtu është parajsa, na shërbejnë ushqim. Kemi dy pirunë nga njëra anë dhe dy thika nga ana tjetër”.