Patate e ëmbël e mbushur: ekzotike dhe e thjeshtë!

Nëse dëshironi të ndryshoni pak menynë, provoni këtë gjellë.
Përbërësit:

4 patate të ëmbla

2 filxhanë supë të hollë nga perimet

1 filxhan kinoe

1 lugë vaj ulliri

1 qepë

1 thelb hudhre

1 filxhan fasule

1 filxhan kokrra misri, pak qimjon

koriandër

Spec të bluar

3 lugë lëng limeti

3 lugë mjaltë dhe pak kripë

100 g djathë të yndyrshëm dhe pak piper

3 lugë parmezan.

Përgatitja:

Kuinoun zieni në supë të hollë nga perimet në zjarr të dobët 15 minuta derisa të zbutet.

Në vaj shpejt fërgoni qepen e grirë imët dhe shtoni hudhër. Përzieni me kuinoun.

Shtoni fasulen e kulluar e të zier, misër të zier, koriandër,spec të kuq, lëng nga limeti, mjaltë, kripë dhe piper.

Të gjitha përzieni mirë dhe mbushni patatet e ëmbla të ndara përgjysmë. Qitni djathë të grirë në rende dhe parmezan dhe piqeni në furrë derisa djathi të shkrihet. /Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Si të përgatisni në shtëpi muffins me vanilje – Receta Gatimi

[ad_1]  Ndonëse të vogla, amvisat e jo vetem “tremben” nga kjo ëmbëlsirë pasi e mendojë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *