Pas Ramës, Vlahutin dhe Fleckenstein takojnë Ilir Metën

Eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin pas takimit që patën në Kryeministri me Edi Ramën, kanë shkuar në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta për të diskutuar për reformën në drejtësi.

Takimi vjen një ditë pas deklaratave të Metës se është gati të lërë Qeverinë pas miratimit të reformës dhe të krijohet një qeveri teknike që do të përgatisë zgjedhje të parakohshme. Meta gjithashtu propozoi dje një takim 5-palësh për ditën e sotme; Rama-Basha-Meta-Donald Lu-Romana Vlahutin.

Deri tani janë shprehur të gjithë dakord për këtë takim. Eurodeputeti Fleckenstein ka mbërritur posaçërisht në Shqipëri, pasi këto janë orët kritike për të arritur konsensus mes palëve për reformën në drejtësi. Ditën e enjte drafti me ndryshimet kushtetuese do të votohet në Parlament.

Kontrolloni gjithashtu

Gorica nga Berati, situat e qetë por mbi të gjitha surprizuese për subjektet politike

Zgjedhjet në qarkun e Beratit po kalojnë në një mënyrë të qetë dhe harmonike ndryshe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *