Pas infeksionit me COVID-19, Aishwarya Rai shtrihet në spital

0
Gjigandi

Ish-Miss Bota, Aishwarya Rai Bachchan, e quajtur shpesh “një nga femrat më të bukura në botë”, është shtruar në spital në Indi, e sëmurë me COVID-19 së bashku me vajzën e saj tetëvjeçare.

Ylli i industrisë indiane kinematografike, Bollywood, së bashku me të gjithë familjen e saj janë në spitalin Nanavati në Mumbai.

Javën e kaluar u njoftua se bashkëshorti i saj Abhishek Bachchan dhe vjehrri Amitabh Bachchan, gjithashtu aktorë të famshëm, ishin shtruar në spital.

Aishwarya Rai, e cila ka luajtur dhe në filmin hollivudian, “The Pink Panther 2,” ishte më herët në izolim në shtëpi para se gjendja të përkeqësohej.

Ndryshe, të shtunën India kaloi një milionë raste me COVID-19 dhe sipas BBC, është bërë vendi i tretë më i infektuar i botës pas Brazilit dhe SHBA.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu