Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës me listë të përbashkët në zgjedhje, apel për pjesëmarrje masive në 21 qershor

0
Gjigandi

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, njëkohësisht kryetare e komisionit për Politikën e Jashtme përgëzoi sot të gjithë përfaqësuesit e forcave politike në Luginën e Preshevës, që dolën me një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme të 21 qershorit.

“Si “Ambasadore e Preshevës” në mënyrë të veçantë dua të falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur këtë gjë dhe të ftoj njëkohësisht qytetarët shqiptarë atje, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e ardhshme”, tha Kodheli.

Partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës vendosën që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu