Paredes: Pse refuzova Juventus-in? Sepse menaxheri më tha se ishin të çmendur….

0
Gjigandi

Leandro Paredes është rrëfyer për TNT Sports, duke zbuluar edhe një prapaskenë të merkatos kur ishte vetëm 17 vjeç. Mesfushori aktual i Paris Saint-Germain mund të kishte shkuar tek Juventus në 2011-ën, por operacioni nuk është realizuar për shkak të menaxherit të tij.

“Në 2011-ën, një drejtues i Juventus-it donte të më blinte dhe më ka thënë se do të më merrte vetëm për të qenë zëvendësi i Pirlo-s, menaxheri im më tha se ishin të çmendur dhe unë qëndrova te Boca Juniors”, ka thënë argjentinasi.

Një gjë akoma më kurioze ka ndodhur plot gjashtë vite më mbrapa, kur Paredes dhe drejtuesi që e donte tek Juventus e ka dashur tek Zeniti:

“Të njëjtin drejtues e kam gjetur te Zenit-i. Ndonjëherë qeshte, sepse më kishte kërkuar për tre vite radhazi dhe unë nuk kam pranuar”, ka thënë Paredes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu