Parashikimi i motit për sot, 25 janar 2023

0
Gjigandi
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe me alternime të kthjellimesh në zonën e qendrës dhe veriut deri në orët e mesditës. Më pas do të ketë vranësira të dendura në të gjithë territorin, që do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive fillimisht në zonën e jugut dhe më pas në zonën e qendrës dhe verilindjes.
Në lartësinë mbi 700 metër në juglindje do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare nga 1 – 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të jetë relativisht intensive me shpejtësi që arrin deri në 8 – 12 m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona bregdetare 4 deri 12°C
në zona malore -2 deri 6°C
në zona e ulëta 0 deri 12°C

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu