Parashikimi i motit, Hakil Osmani: Mot i qëndrueshëm dhe rritje temperaturash

0
4
Gjigandi

Në intervistën e përjavshme me specialistin e Meteoalb, Hakil Osmani, Euronews Albania mësoi se moti në javën në vazhdim do të jetë i qëndrueshëm.

Sipas meteorologut herë pas here do të kemi prezencë të kthjellimeve dhe vranësirave.

“Vetëm fundjava sjell prezencë të dukshme të vranësirave të cilat do të sjellin edhe reshje të pakta shiu në territorin shqiptar,” – u shpreh Osmani.

Si në vlerat minimale dhe në ato maksimale këtë jave pritet një rritje e ndjeshme e tyre duke bërë që gjatë kësaj jave të kemi vlera pozitive.

“Maksimumet nuk pritet të shkojnë më shumë se 19 gradë,” – sqaroi meteorologu i Meteoalb.

Edhe pse me mot të freskët si Kosova ashtu dhe Maqedonia e Veriut do të jenë kryesisht në dominimin e kthjellimeve.

Ndërkohë që vlerat termike në këto dy shtete do të mbeten në zero gradë gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes dhe maksimumet nuk pritet që të shkojnë më shumë se 16 gradë.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu