Paraqesin peticionin me 8 mijë nënshkrime/ Studentët: Anuloni tarifat e studimit

0
Gjigandi

Aktivistët e Lëvizjes për Universitetin u paraqitën përpara ministrisë së Arsimit për të dorëzuar peticionin me 8 mijë nënshkrime për të kërkuar anulimin e tarifave të studimit për këtë vit akademik, por u përballën me policinë.

Pas thirrjeve, një prej studentëve me këmbëngulje arriti të hynte në ambientet e ministrisë.
“Por sjellja ishte aspak korrekte . Doli dikush e më mori letrën por unë dua që të japin zgjidhje jo të bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë”, tha ai.
Por nëse peticioni nuk shkon në dorë të ministres së arsimit, studentët i lanë gjurmët në murin e ministrisë me kërkesat e tyre për anulimin e tarifës që lidhen me vështirësitë ekonomike në kohë pandemie.
Rastësisht përballë studentëve u gjet edhe zv ministri i arsimit Olti Rrumbullaku, por pyetjes së Top Channel për një reagim ai ju përgjigj me largim.
Megjithatë studentët presin një zgjidhje sa më të shpejtë nga ministria e arsimit.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu