Paralajmërimi i mjekëve: Kushtojini vëmendje gojës, koronavirusi po shfaq një simptomë të re

0
Gjigandi

Së fundmi mjekët e Spitalit Universitar Roman y Cajal kanë zbuluar një simptomë të re të koronavirusit. Ata shprehen se për herë të parë kanë vënë re disa shenja të reja të këtij armiku të padukshëm.
Pacientët e prekur nga Covid-19, përveç simptomave të ditura mund të kenë dhe një skuqje të gojës. Ky përfundim u arrit pasi ekzaminuan gojën e 21 pacientëve me koronavirus. Analiza zbuloi se 29% e pacientëve kishin skuqje të zgavrës së gojës, ndërsa 83% e tyre kishin pika të vogla vjollcë, të kuqe ose kafe në brendësi të gojës.
Krah studimit të tyre të botuar në JAMA Dermatology, studiuesit të udhëhequr nga Juan Jimenez- Cauhe, shkruan: “Kjo punë përshkruan vëzhgimet paraprake dhe kufizohet nga numri i vogël i rasteve dhe mungesa e një grupi të posaçëm kontrolli”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu