Para-porositë për LG G5 nisin prej 18 mars!

LG G5 u zbulua zyrtarisht në Kongresin Botëror Mobil 2016 në Barcelonë muajin e kaluar, duke shfaqur një dizajn modular.

Nëse doni ta keni në duart tuaja një LG G5, Best Buy do të fillojë me para-porositë e telefonit nga 18 mars.

Nuk ka asnjë fjalë në lidhje me disponueshmërinë zyrtare të telefonit në SHBA, por data 8 prill është konfirmuar në Britani të Madhe dhe Kanada për debutimin e telefonit. Gjithashtu, nuk ka detaje në lidhje me çmimet e LG G5 nga Best Buy.

LG G5 vjen me një ekran 5.3-inç me rezolucion prej 2560 nga 1440 pikselëve, procesorin Qualcomm Snapdragon 820 me 4GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme. Ka një microSD card për përdoruesit të cilët janë në kërkim për zgjerim të hapësirës.

Karakteristika të tjera përfshijnë kamerën kryesore me 16MP, 8MP në front, një bateri me 2,800mAh dhe Android 6.0 Marshmalloë. Telefoni vjen me një dizajn modular kështu që përdoruesit mund të bashkëngjesin pajisjen me pajisjen tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Safari i ri i Apple “mbyt” videot irituese

[ad_1] Në internet ka mjaft gjëra irituese dhe nëse lexoni lajme në disa faqe globale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *