Paqja për reformën zgjedhore, Abilekaj: Pritej që inati i PD për shembjen e Teatrit të zgjaste më shumë

0
Gjigandi

Edhe pse palët politike gjetën sot paqe për reformën zgjedhore, Enton Abilekaj lajmi i vetëm që prodhoi kjo marrëveshje është zhgënjimi i atyre personave që mendonin se PD do ta vazhdonte më gjatë inatin për shembjen e Teatrit.

Në Ora News, ai tha se pesimizëm ka edhe te ata persona apo lëvizje që mendojnë krijimin e një partie politike pasi sipas të gjitha gjasave në zgjedhje do të shkojmë me këtë sistem zgjedhor.

Abilekaj: Nuk duket se ka ndonjë lajm shumë të madh për optimizëm sot. E vetmja gjë që bëri kjo marrëveshje sot për këto tre pika është se ngjalli pakënaqësi te ata njerëz që besonin se PD pas rrëzimit të Teatrit do të kishte një tjetër sjellje ndaj mazhorancës. Teatri ka vetëm 9 ditë që është rrëzuar dhe pritej që inati i PD të zgjaste pak më shumë por nuk zgjati. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sot ka pasur disa reagime kundër kësaj puthjes dhe përqafimit të sotëm. Pastaj janë forca të tjera si Rudina Hajdari apo lëvizje të tjera që janë duke menduar të shndërrohen në forca politike dhe që presin vetëm një shenjë që do të ketë një ndryshim të sistemit zgjedhor. Marrëveshja e sotme këto forca i ka bërë pesimiste. Duket se palët sa më shumë bien dakord të marrin vendime kundër partive të tjera dhe në favor të partive të tyre, aq më keq është për to. Do të hyjmë në zgjedhje me një kod që favorizon këtë situatë dhe mund të japë të njëjtat rezultate.

Për Abilekaj pretendimi i PS-PS se ndryshimi i sistemit është i pamundur për mungesë të kohës nuk qëndron.

Abilekaj: Nuk qëndron, është dorëzuar që në janar propozimi i Nismës Thurje për ndryshimin e sistemit me një projekligj bashkëshoqërues. Që në janar mund të fillonte puna, mjafton të ishte vullneti. Në 2008 u bë marrëveshja brenda natës.  Nuk bëhet dot një projekligj për dy muaj për ndryshimin e sistemit, nuk trajtohet dot administrata zgjedhore? Me rëndësi është të bëhet proporcional kombëtar ku të përfaqësohen të gjithë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu