Papa falënderon doktorët italianë

0
Gjigandi

Papa Françesku është takuar të shtunën me një grup të doktorëve dhe infermierëve italianë, të cilët i ka falënderuar për punën e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit.

Kjo është audienca e parë që mban Papa, që prej se Italia nisi lehtësimin e masave kundër Covid-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi. “Ju ishin një ndër shtyllat mbështetëse të të gjithë vendit”, u tha Papa doktorëve dhe infermierëve nga rajoni Lombardisë, me të cilët u takua në Vatikan.
“Ju që jeni këtu dhe kolegëve tuaj në mbarë vendin dua të ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim, dhe unë e di se me këto fjalë po shpreh ndjenjat e të gjithëve”, tha Ati i Shenjtë. Papa i cilësoi si “engjëj” punëtorët shëndetësorë, edhe ata punëtorë që ua mundësuan pacientëve që ishin në prag të vdekjes, që të telefononin më të dashurit e tyre, për t’iu thënë lamtumirë.
Italia, një prej vendeve të goditura më së keqi në Evropë nga koronavirusi, që prej 3 qershorit ka nisur lehtësimin e masave. Por, mbajtja e distancës dhe e maskave në publik është obligative. Pothuajse 35,000 persona në Itali kanë vdekur nga koronavirusi, duke u bërë shteti i katërt në botë me numrin më të madh të viktimave, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Brtianisë./REL

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu