Pamjet prekëse kur familja e Naya Rivera-s viziton liqenin ku aktorja humbi gjurmët

0
Gjigandi

Familja e aktores Naya Rivera e kaloi një pjesë të ditës në liqenin Piru, ku 33-vjeçarja humbi gjurmët 4 ditë më parë. Pamjet prekëse ku i ati, e ëma, i vëllai, ish-bashkëshorti dhe një pjesë tjetër e familjes mbërrijnë në liqen po bëjnë xhiron e rrjetit.

I ati i aktores, George Rivera, sapo mbërriti vrapoi drejt liqenit në një moment emocionues kur dukej se po kërkonte të lidhej me të bijën. Edhe e ëma e Naya-s u pa e gjunjëzuar në një moment dëshpërimi, ndërkohë që kërkimet për të bijën janë në ditën e katërt dhe shpresat se mund të jetë gjallë janë shuar.

Gjithashtu emocionuese janë edhe pamjet teksa familja e mbledhur bashkë përqafoheshin dhe i jepnin forcë njëri-tjetrit, ndërsa herë pas here shiheshin edhe të ndarë dhe të menduar.

Ish-bashkëshorti i Naya-s dhe babai i djalit të saj, Ryan Dorsey u shkëput shpesh nga pjesa tjetër e familjes për të hedhur vështrimin drejt liqent dhe për t’u menduar.

RonaTyra

Naya Rivera u zhdukur të mërkurën, pasi kishte shkuar për një shëtitje me varkë vetëm me të birin 4-vjeçar. Ai u gjet në gjumë në varkë me jelekun e shpëtimit veshur, kurse një jelek të rriturish u gjet në bord, që tregonte se aktorja nuk e kishte veshur kur është hedhur në liqen. I vogli tha se ai me nënën e tij u hodhën në ujë dhe më pas ai u rikthye në varkë kurse e ëma jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu