Pamje që nuk fshihen, Xhevdet Peci kur rrahu gjyqtarin serb në ish Jugosllavi, rrahja në Beograd mes shqiptarëve e serbëve dhe Kelmendi kur godet Ivanin

0
Gjigandi

Tri momente që janë të përfshira në “sport u senci incidenata”. Në vitin 1988 pikërisht me 20 mars, në ndeshjen e javës së 20-të, pas përfundimit të takimit mes Radit të Beogradit dhe Prishtinës, ndodhi rrahja masive mes futbollistëve shqiptarë dhe serbë.  

Në video mund ta shikoni nga minuta e 1.34 sekonda, kur Sahit Kelmendi se si e nokauton Millosh Driziqin, në rrahje marrin pjesë edhe Abdyl Bellopoja, edhe Xhevdet Muriqi etj. 
Këtë sfidë e kishte fituar Radi me 1:0 në kuadër të ligës së parë ish jugosllave, ndërsa Mensur Nexhipi kishte humbur penalltinë në minutën e 4-të.  

Në minutën e 2.22 sekonda shihet se Xhevdet Peci e rrahu gjyqtarin në vitin 1985 në Podgoricë në meçin mes Buduçnostit dhe Prishtinës. Përderisa trajneri Lah Nimani ish duke kërkuar sqarim nga gjyqtari Zhivkoviq sepse e dëmtojë Pecin ndaj Radiqit, boksieri ynë humb nervat dhe e godet gjyqtarin. 

“Bogdan Kecman, ish boksier i Prishtinës, ka pasur gisht politikisht kundër nesh. Boban Kecman ka qenë njeri më i afër i Sllobodan Millosheviqit. Kecman hakmerrej ndaj klubit Prishtina, vetëm se ishim shqiptar dhe mos të jemi të parët. Pas kësaj me suspenduan përjetë”, kështu ka thënë më parë për gazetë kombëtare “Bota sot”, Peci.  Prishtina ishte përjashtuar nga liga ish jugosllave, pesë herë kampione dhe gjashtë herë nënkampione e atij shtetit artificial.

RonaTyra

Në minutën e 4.14 sekonda, në takimin me 7 dhjetori në ish elitën jugosllave, java e 16-të, Osijeku – Prishtina, përfundoi sfida 1:1, ndërsa gjatë ndeshjes Sahit Kelmendi theu këmbën. 
Ai në shenjë nervoze godet me shqelm Ivan Shmundllën dhe e shtrin përtokë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu