Pamje ngjethëse/ Po kalonte rrugën me të bijën 6 vjeçe, makina afrohet dhe qëllon për vdekje burrin

0
Gjigandi

 

Një burrë në Nju Jork, është vrarë teksa ishte duke kaluar rrugën së bashku me të bijën gjashtë vjeçe.

Pamjet ngjethëse janë filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë. Në video shihet burri i identifikuar si Anthony Robinson, 29-vjeç, duke kaluar rrugën në vijat e bardha dhe në dorë mbante të bijën.
Në këtë moment një makinë e zezë afrohet dhe dyshohet se Anthony konfliktohet verbalisht me personin që ndodhej brenda saj. Ndërkaq, burri që ndodhej brenda makinës nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë mbi 29-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa e bija e tmerruar nga kjo skenë shihet duke vrapuar.
Raportohet se policia ka nisur një hetim për të bërë të mundur arrestimin e autorit.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu