Pamje nga festa e ditëlindjes së Ledrit në Ulqin (Video)

Nuk ishte xhirim i vitit të ri, e as festa e 28 Nëntorit por pothuajse të gjithë emrat eminent të estradës u panë në një super villë në Ulqin.

Ata që të gjithë ishin prezent për vetëm një qëllim, për të festuar ditëlindjen e 30-të të shokut, të bashkëpunëtorit e familjarit të tyre Ledri Vulës. Reperi përjetoi një nga ditëlindjet më të mira në jetën e tij të Dielën e javës që lamë pas.

Një ambient përrallor në hyrje, me një dekorim dhe poster të veçantë përfotografi, ushqim kryesisht me fruta të detit, pije pa limit e muzikë e zgjedhur po i priste të gjithë miqtë e reperit për t’i drejtuar në ambientin e festës.

Festa ishte ndarë në dy pjesë kati i sipërm dhe ai i poshtëm që të gjithë sipas nevojës të akomodonin veten. Stafi i shtëpisë po kujdesej me të gjitha llojet e pijeve dhe kërkesave të të ftuarve. Lartë në ballkonin e katit të parë të vilës ishte ndarë pjesa e muzikës që do të argëtonte të pranishmit. Muzikë live shqipe e e huaj, më pas performanca nga Dj.

Obligative ishte ardhja e musafirve në ora 21:00 që të kishin kohë të ambientoheshin e të prisnin yllin e mbrëmjes, i cili nuk kishte idenë më të vogël se cfarë po e priste.

Materiali i mëposhtëm ju sjell në detaje gjithë eventin që nga secili i pranishëm u cilësua si fantastik.

Kontrolloni gjithashtu

Një tjetër shqiptare në tregun muzikor amerikan

[ad_1] Këngëtarja shqiptare me emrin Njomza do ta lansoj albumin e saj të parë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *