Pamela Anderson zbulon se çfarë i ofroi Sylvester Stallone për të qenë partnerja e tij

0
Gjigandi

Aktorja e njohur Pamela Anderson ka zbuluar shumë për jetën e saj në dokumentarin e quajtur “Pamela, A Love Story”. Sipas Anderson, aktori Sylvester Stallone i ofroi asaj një shtëpi dhe një makinë luksoze për t’u bërë partnerja e tij. Një ofertë që Pamela Anderson e refuzoi. Në dokumentar, Pamela foli për këtë ofertë që ndodhi kur ajo sapo kishte filluar të aktronte në televizion dhe filma.

Ai më ofroi një apartament dhe një Porsche për të qenë ‘partnerja numër 1’ e tij. Dhe unë e pyeta, ‘A do të thotë kjo që ke 2? Ai u përgjigj “Kjo është oferta më e mirë që do të marrësh, zemër. Ti je në Hollywood tani”. Doja të isha e dashuruar. Nuk doja asgjë më pak se kaq.

Pas kësaj deklarate kanë reaguar përfaqësuesit e Sylvester Stallone dhe kanë mohuar gjithçka që tha aktorja.

“Deklarata nga Pamela Anderson që i atribuohet klientit tim është e rreme. Stallone konfirmon se ai kurrë nuk ka bërë asnjë pjesë të asaj deklarate”.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu