PALUZE ME MOLLE

5


NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

5-6 kokrra mollë (vetëm lëkura dhe pjesa e brendshme e tyre – pjesa e farave)
4 gota ujë
4 lgj sheqer
2-3 lgj niseshte
Kanellë

Përgatitja

Vendosim në një enë me ujë lëkurat dhe pjesën e brendshme të mollëve të ziejnë mirë. Më pas kullojmë lëngun dhe e trazojmë me 4 lugë sheqer si dhe me niseshten të cilën e kemi tretur me pak nga lëngu i zierjes së mollëve. E lemë në zjarr për fare pak minuta derisa masa të fillojë të trashet dhe më pas e vendosim në forma të ndryshme.

E lemë në frigorifer të ftohet dhe më pas e servirim me pak kanellë dhe me disa copëza molle të prera në kubikë të vegjël.
(da.xha/BalkanWeb)

You might also like
Comments