Pacolli nderohet me dy tituj nga Kukësi

9

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është nderuar me dy tituj, “Qyetar Nderi” dhe “Nderi i Qarkut”, nga qyteti i Kukësit.

Pacolli përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se ndihet i vlerësuar nga ana e kryebashkiakut Shehu dhe kryetarit të Qarkut.

Ai gjithashtu ka treguar se është vlerësuar për ndihmën financiare që Kompania e drejtuar nga ai.

Postimi i plotë:

Me të vërtetë provova emocion ndërsa Kukësi, kryeqyteti botëror i mikpritjes dhe bujarisë, në vitin 1999, vit i eksodit kosovar, më nderoi me 2 titujt « Qytetar Nderi » dhe « Nder i Qarkut ». U ndjeva i vlersuar pse kryebashkiaku Shehu dhe kryetari i Qarkut, përmendën ndihmën financiare që Kompania e drejtuar prej meje, i ka dhënë Luftës apo kampeve të të ikurve në Shqipëri dhe Mal të Zi. Kurrë nuk i kam përmendur këto punë të mira dhe këto ishin pjesë e motivacionit.

Po ashtu u vlersua vizioni im për heqjen e kufijve mes shqiptarëve nëpërmjet vizionit zhvillimor ekonomik.

U përsërita bashkëqytetarëve të mi të rinj se do punoj pa u ndalur për jetsimin e ideve, projekteve ndërshqiptare ku Kukësi ka rëndësi themelore me pozitën strategjike, bukuritë natyrore, etj.

You might also like
Comments