OSHEE: Do te nderpritet energjia elektrike ne Tirane, ja zonat – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

OSHEE ka njoftuar se do të ketë stakim të energjisë elektrike në datat 25 deri 27 tetor. Sipas njoftimit të OSHEE-së, pa drita në orare të caktuara nuk do të kenë unaza pjesërisht, zona pranë ish-Stacionit të Trenit, biznese nga Megateg, përgjatë autostradës Tiranë- Durrës dhe Tiranë-Rinas. Njoftimi i OSHEE: Pershendetje. Njoftim për abonentët Tiranë📌 Stakim, data 25-27 Tetor📍 Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 25-27 tetor do të stakohet energjia ⚡në këto zona në Tiranë Më poshtë oraret e stakimit dhe zonat e prekura👇 25 Tetor 09:00-15:00 Pjesërisht rrugët: “Ibrahim Buzhiqi”, “Besim Daja”, “Hysen Zhura”✔ 26 Tetor 09:00-15:00 Unaza pjesërisht, pranë ish Stacionit të Trenit✔ 27 tetor 10:00-13:00 Biznese nga Megateg, përgjatë autostradës Tiranë- Durrës dhe Tiranë-Rinas

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu