Ora News – Vrasja e 20-vjeçares në Itali, babai: Shteti të na ndihmojë për kthimin e trupit

12



Subscribe në Ora News këtu
Rrethanat e vdekjes në Itali të 20 vjeçares Anxhela Meçani mbeten të mbuluara me mister, ndërsa familja në qytetin e Fierit kërkon ndihmën e shtetit për zbardhjen e vrasjes dhe kthimin e trupit të pajetë për nderimet e fundit! I ati, Dritan Meçani thotë se nuk i ka mundësitë financiare për procedurat.

Meçani: Ekonominë e kam shumë të këputur. Dua që vajza të vijë në Shqipëri me ndihmën e shtetit.

20 vjeçarja sipas mediave italiane u dhunua dhe u hodh në rrugë nga një makinë në qytetin e Torinos, ndërsa ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Edhe familja nuk di më shumë detaje nga ngjarja, ndaj apelon për një hetim të plotë të krimit.

Izet Veizaj, gjyshi: A u hodh vet a e hodhën të tjerët, ajo ishte shumë e dërrmuar nga pjesët e brendshme të trupit.

20 vjecarja Meçani ishte larguar drejt Italisë në muajin dhjetor bashkë me një të ri nga Fieri, i cili në një bisedë me një të afërme të 20 vjeçares thotë se atje viktima ishte celebruar me një italian për dokumente. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por sipas këtij regjistrimi, dëshmitari mohon që e reja të punonte si prostitutë, variant ky i publikuar nga mediat italiane.

Biseda audio:

Gruaja: Anxhelën kush e vrau?

Djali: Nuk ka pasur kërcënime as unë as ajo.

Gruaja: Punonte Anxhela?

Djali: Jo!

Anxhela Meçani ndërroi jetë në spitalin e Torinos, sipas raportimeve për shkak të dëmtimeve në organet e brendshme si pasojë e hedhjes nga makina por edhe dhunës. Trupi i saj mbetet ende atje në pritje të procedurave për t’u rikthyer në Shqipëri për lamtumirën e fundit.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments