Ora News – Vrasja dhe vetëvrasja në “Don Bosko”, hetim të gjithë efektivëve të komisariatit 3

8



Subscribe në Ora News këtu

Shërbimi për Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme po merr në pyetje të gjithë efektivët e komisariatit nr 3, të cilët kanë trajtuar konfliktin mes 2 të rinjve që gjetën vdekjen para pak ditësh, në Tiranë. Xhuljeta Çuni dhe Xhafer Mata kishin bërë disa denoncime kundër njëri-tjetrit madje ishin përballur disa herë në polici por organet e rendit nuk arritën të parandalojnë krimin e dyfishtë edhe pse ishin në dijeni të konfliktit mes të rinjve.

Të gjithë efektivët e komisariatit nr 3 në Tiranë, të cilët kanë trajtuar denoncimet e Xhafer Matës dhe Xhuljeta Çunit, po merren në pyetje nga Shërbimi për Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Lajmi mësohet nga burimet zyrtare, të cilat bënë me dije se SHÇBA ka nisur një hetim administrativ, për të përcaktuar rolin e secilit prej specialistëve të policisë që trajtuan rastin e kallëzimit penal të 19-vjeçares Xhuljeta Çuni një muaj para krimit të dyfishtë në rrugën Don Bosko.

Më 8 qershor gjimnazistja u qëllua në kokë me 2 plumba pistolete nga Xhafer Mata, i cili më pas vrau veten.

Më 7 maj të këtij viti vajza kishte denoncuar Matën për përndjekje, por disa ditë më vonë, më 21 maj, edhe 31-vjeçari kishte bërë një kallëzim penal për Çunin më 21 maj, ku pretendonte se ajo i kishte marrë një shumë monetare në paund.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments