Ora News – Vlorë, qarkullonte me armë pa leje në ”Jaguar”, pranga 38 vjeçarit

1



Subscribe në Ora News këtu
Policia e Vlorës ka çuar në pranga dy të rinj, gjatë një operacioni të koduar “Stroke”.

Rigert Memaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh, ndërsa në flagrancë është arrestuar Elton Gërdhuqi, 38 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Sarandë.

38 vjeçari qarkullonte me armë Pistoletë në një automjet luksoz tip ”Jaguar”.

Ndërsa 29 vjeçari rezulton i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale ”Kultivimi bimëve narkotike”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Kultivimi bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

“Policia është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur të gjitha detyrimet ligjore për të siguruar ambiente sa më të sigurta, veçanërisht përgjatë sezonit turistik, si dhe fton e nxit të gjithë shtetasit të cilët konstatojnë veprimtari antiligjore të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 duke siguruar një reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, thuhet në njoftimin e policisë lokale.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments