Ora News – Turizmi në Tiranë, Veliaj: Kinezët zënë vendin e parë, pastaj polakët

7



Subscribe në Ora News këtu

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë ekskluzive për “Tonight Ilva Tare” në Ora News bëri me dije se kinezët zënë vendin e parë për sa i përket numrit të turistëve në Tiranë.

Tare: Por çfarë i ka ndodhur Tiranës sipas jush?

Veliaj: Tirana them që është bërë me më shumë përmasa njerëzore. Do të thotë që janë krijuar më shumë hapësira kur njerëzit shkëmbejnë energji me njëri-tjetrin. Pazari i Ri apo Sheshi “Skëndërbej” mbi të cilin kundrojmë në këtë ballkonadë, në vend që të ishin vende transiti kur njeriu kalon për të shkuar diku tjetër janë kthyer në vende destinacioni. Dhe mënyra sesi janë përceptuar është që njerëzit e kërkojnë qetësinë larg qytetit, larg zonave të banuara, larg rrëmujës, ndërkohë që Tiranën e gjen të qetë me zogjtë apo me klarinetën e dikujt në sfond në zemër të kryeqytetit. Dhe besoj kthimi i zonave tranzit në zona destinacioni e ka bërë Tiranën pak më të jetueshme. Unë them që kemi edhe një fokus shumë të madh të fëmijëve, një nga vlerësimet që kemi marrë këtë vit nga The Guardian. Një tjetër zë shumë autoritar në gazetari sidomos në seksionin e udhëtimit dhe turizmit është që Tirana është bërë shumë më miqësore për fëmijët. Është larg ëndrrës tonë se çfarë mund të bëjmë tamam por besoj se të gjithë këto vlerësime… Në Utrecht morëm një çmim tjetër për gjelbërimin. Jo se Tirana sot mund të quhet një Green City ose qytet i gjelbër por nëse vazhdojmë me ritmet që filluam këtë vit me pemët them që mund të ecim përpara. Menaxhimi i qytetit është një fushatë konstante marketimi dhe unë besoj që në bashkëpunim me qeverinë ne kemi arritur të transformojmë disa gjëra që kanë qenë kompekset tonat, siç mund të ketë qenë BunkArt, Shtëpia e Gjetheve që na lidhin me një të kaluar të errët, me kujtime që shumë nuk duan ti prekin por ama përbëjnë një kërshëri për të. Për shembull grupet kryesore të turizmit në Tiranë, pavarësisht intuitës që ne mendojmë se janë italianë, por nuk janë italianët, janë edhe ata por nuk janë të parët. Janë kinezët, një pjesë e madhe kanë nostalgji nga kinematografia shqiptare. Sot rrogat minimale në Kinë nuk janë 200 euro por janë 500, 600, 700 euro për një punonjës. Do të thotë se ka një shtresë të mesme në Kinë që ka mundësi të udhëtojë. Nëse udhëton vetëm 10 % e Kinës janë 140 milionë turistë. Kështu që ne krejt papritur ne po shohim një thel nga një lloj turizmi i paparashikuar që në fakt për Shqipërinë kuriozohet jo nga moderniteti ose antikiteti por të paktën për pjesën e Tiranës nga Lufta e Ftohtë dhe Realizmi socialist. Numri i dytë janë polakët. Ne harrojmë por Polonia është një vend gjigant. Polonia ka 40 milionë banorë, do të thotë që 18 milionë polakë që udhëtojnë çdo vit në rajonin tonë janë një treg shumë i konsiderueshëm.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments