Ora News – Tirana gati për të mirëpritur garën e “Triathlon”-it nesër në Farkë

3



Subscribe në Ora News këtu
ë dielën do të zhvillohet gara aportive “Triathlon” që bashkon tre disiplina të ndryshme në një të vetme. Qindra sportistë dhe jo vetëm, shqiptarë dhe të huaj do të garojnë në not, çiklizëm dhe vrap në Liqenin e Farkës. Për kryebashkiakun Veliaj këto aktivitete sportive po sjellin më shumë të ardhura dhe turistë, duke e bërë Tiranën, destinacion për Ballkanin.

Noti, çiklizmi dhe vrapi do të bashkohen në një të vetme për të sjellë garen “Triathlon” në Farkë.

Qindra sportistë, profesionistë ose jo, do të garojnë të dielën përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga Bashkia e Tiranës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të zonës së Liqenit të Farkës.

Për kryebashkiakun Veliaj, Tirana Triathlon është një mundësi e mirë promovimi e sporteve të ndryshme si dhe promovimin e pikave turistike të kryeqytetit

Veliaj: Pas organizimit të Maratonës së Tiranës për dy vjet radhazi dhe koncerteve të Rita Orës dhe Ermal Metës, nuk ka më dyshime se çfarë sjellin për qytetin tonë këto aktivitete; sjellin turizëm, promovim, ngrejnë emrin e qytetit, na fusin në harta të rëndësishme turistike dhe përmendemi në revista të tilla si Lonely Planet. Pra, të gjitha këto janë të lidhura, janë pjesë e një strategjie të madhe ku sa më shumë aktivitete të ndodhin në Tiranë, aq më shumë Tirana përmendet si destinacion turistik për Ballkanin.
Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments