Ora News – SHÇBA: Policia s’ka përgjegjësi për ngjarjen në “Don Bosko”, ia referoi Prokurorisë

4



Subscribe në Ora News këtu
Efektivët e policisë së komisariatit numër 3 në Tiranë nuk kanë asnjë përgjegjësi për ngjarjen e rëndë në “Don Bosko” me 8 qershor, ku Xhafer Mata vrau me armë zjarri -vjeçaren Xhuljeta Çuni dhe më pas veten.

Në këtë konkluzion ka arritur Shërbimi për Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme pas marrjes në pyetje të gjithë efektivëve të cilët kanë trajtuar konfliktin mes 2 të rinjve.

“Struktura e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë nisi verifikimet për veprimet apo mosveprimet e Policisë. SHÇBA kreu verifikimet e plota për të kqyrur veprimet policore, duke nisur me intervistimet e punonjësve, kryqrje libra shërbimi, dokumentacioni, kamera etj. Nga gjithë verifikimet e kryera ka rezultuar se Policia ka marrë kallëzim në datën 7 maj 2018 nga shtetasja XH.Ç. për përndjekje. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pas vlerësimit të kallëzimit nga Prokuroria është bërë rregjistrimi i procedimit penal, për të vijuar më pas me hetimin”.

SHÇBA e faturon përgjegjësinë tek Prokuroria që sipas tij pas kallëzimit nuk i ka deleguar veprime të tjera shtesë Policisë, duke vijuar vetë me veprimet hetimore.

Ndërkohë shton se Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë ankesë tjetër apo t’i jetë bërë prezent ndonjë shqetësim nga shtetasja Xh.Ç., pas kallëzimit të datës 07.05.2018.

“Pra, nga verifikimet e kryera nga SHÇBA dhe analizimi i dokumentacionit të administruar, nuk rezulton se punonjësit e Policisë që kanë trajtuar ngjarjen të kenë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale, duke shpërdoruar detyrën”.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit mbetet e gatshme për të pritur çdo ankesë apo informacion për shkelje të konstatuara nga punonjës të Policisë, duke rikujtuar numrin ku mund të denoncohet falas 0800 90 90.

Më 8 qershor gjimnazistja Xhuljeta Çuni u qëllua në kokë me 2 plumba pistolete nga Xhafer Mata, i cili më pas vrau veten.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments