Ora News – Publikohet teza e Matematikës, Ministria e Arsimit: Prokuroria të hetojë!

8



Subscribe në Ora News këtu
37 mijë maturantë iu nënshtruan të mërkurën provimit të matematikës. Teza u publikua në rrjetet sociale vetëm pak minuta pas nisjes së testit. Ministria e Arsimit në një reagim kërkoi nga Prokuroria nisjen e hetimeve për të vendosur para ligjit shkelsit. Ndërkohë maturantët pas daljes nga testimi konfirmuan vërtetësinë e përgjigjeve të publikuara në rrjetet sociale.

Maturantët në mbarë vendin testuan njohuritë në provimin e matematikës, testi i tretë në radhë pas gjuhës dhe letërsisë.

Ishin deputetë të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të shoqërisë civile ata që publikuan në rrjetet sociale tezat e provimit vetëm pak minuta pas nisjes së tij.

I pyetur nga Ora News Rigels Xhemollari, një prej aktivistëve që publikoi testin, tha se teza nuk ka dalë nga gjimnazet e kryeqytetit por nga ata te rretheve.

Vetë maturantët u shprehën se iu nenshtruan një kontrolli te rreptë dhe nuk u lejuan me telefon, por konfirmuan sit ë vërteta tezat që qarkulluan në rrjetet sociale.

Gazetarja: Ma konfirmon që kjo tezë ka qenë teza e provimit tuaj?

Maturant: Po, teza e provimit

Nga provimi dolën me përshtypje të ndryshme, ku disa prej tyre e vlerësuan të lehtë e disa të tjerë mbi nivelin mesatar.

Maturant: Mesatar, shumë i thjeshtë nëse do kishe mësuar

Maturant: Shumë i lehtë

Maturant: Teza ishte mesatare

Maturant: Nuk ishte dhe aq i lehtë, por i bëmë.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ministrisë së Arsimit e cila i kërkoi prokurorisë të nisë hetimet për të vendosur shkelësit para ligjit. MASR theskon në njoftimin shpërndarë mediave se garanton publikun se ka marrë çdo masë për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes. 37 mije maturantë do ti nenshtrohen më datë 18 provimeve të fundit, atyre me zgjedhje.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments