Ora News – Procedimi i komisionerit, Saraçi: Nuk u bëra pengesë për miratimin e rregullores

9



Subscribe në Ora News këtu

Kolegji Posaçëm i Apelimit ka vijuar seancen degjimore pwr procedimin disoplinor ndaj Komisionerit publik Helidon Saraçi. Ne seancen e sotme u degjuan pretendimet e vetë komisionerit ne lidhje me shkeljet për të cilat ai akuzohet nga ONM.

Sipas Saraçit gjatë ushtrimit të detyrës së tij që nga korriku i vitit të kaluar nuk ka kryer asnjë shkelje. Saraçi tha se nuk ishte bërë pengesë për miraitmin e rregullores se brendshme të komisionerit publik ndërsa shtoi se dy afatet e lëna për miratimin e saj janë përmbushur në kohë.

Pasi admimistroi provat shkresore kolegji shtyhu seancën për ditën e enjte kur pritet të jepet vendimi. Për Saraçin është kërkuar si masë disiplinore shkarkimi nga detyra.

Ndërkohë avokati i Saraçit, Shaqir Hasanaj e cilësoi këtë gjykim të dhunshëm dhe me goditje të përqendruar duke pohuar se akuzat nuk qëndrojnë.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments