Ora News – PD e LSI do vazhdojë bllokimin: Nesër nuk do ketë seancë normale

5



Subscribe në Ora News këtu

Opozita nuk tërhiqet nga strategjia e saj për të mos lejuar punime normale në kuvendin e shqipërisë, deri në 28 qershor kur do jetepët vendimin për celjen ose jo të negociatave.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike u mblodh për seancën parlamentare të së enjtes, ndërsa burimet i thanë Ora News se deputetët do të bllokojnë foltoren ndërsa do komunikojnë me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale.

Edhe në komisionet parlamentare deputetët demokratë do të mbajnë të njëtin qëndrim duke e foksuar diskutimin vetëm tek akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama, si dy persona që sipas demokratëve mbrojnë krimin dhe korrupsionin.

Kjo sjelle politike e Partisë Demokratike, do të vazhdojë deri në 28 qershor, e në qoftëse vendi ynë merr përgjigje negative nga Bashkimi Europian për negociatat, nuk përjashtohet që opozita të radikalizojë qëndrimet deri në bojkot të institucioneve.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments