Ora News – Negociatat, Gjermania ende pa vendim për Shqipërinë

2



Subscribe në Ora News këtu
Gjermania ende nuk ka konkluduar në një vendim nëse do të japë votë pro apo kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë në fund të qershorit.

Por Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Christian Lange, tha se reforma në drejtësi do jetë kyçe në këtë vendimmarrje.

Christian Lange: Sot ende nuk mund tu jap një përgjigje lidhur me vendimin që do marrë qeveria federale në këtë drejtim.Por ajo që mund tu them është se progresi në reformën e drejtësië, përshpejtimi i reformave në procesin e drejtësisë është një nga hapat e rëndësishme që do të kenë ndikim në këtë vendimmarrje dhe siç jeni të informuar ky është një vendim unanim që merret nga shefat e qeverive dhe të shteteve. Patjetër që edhe shtete të tjera anëtare do të hedhin vështrimin nga sistemi i drejtësisë të Shqipërisë. Sistemi i drejtësisë është i rëndësishëm edhe për ne, ka një rëndësi të madhe, kjo është arsyeja që unë kam ardhur sot.

Kur na ndajnë vetëm 2 javë nga vendimi për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane, ai tha se Gjermania do të ketë vendimin e saj brenda afateve kohore.

Christian Lange: Ne do ta marrim vendimin tonë në kohë, vendim që do merret para mbledhjes së Këshillit Europian. Çështja e zhvillimeve në fushën e drejtësisë do të luajë një rol të rëndësishëm. Sistemi i drejtësisë është çelësi për një zhvillim ekonomik. Një shtet i së drejtës që funksionon është dhe baza për funksionimin e ekonomisë dhe biznesit. Pa shtetin e së drejtës nuk mund të ketë atraktivitet për investitorët.
Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments