Ora News – Mjekët e urgjencës kërcënojnë me dorëheqje

5



Subscribe në Ora News këtu

Tetë mjekët e Urgjencës së QSUT kërcënuan me dorëheqje për shkak të kushteve të vështira dhe fluksit në spitale. Por, pas takimi me zv/Ministren e Shëndetësisë ata duket sikur janë tërhequr nga vendimi i pare, duke u shprehur se kanë kërkuar zgjidhjen e situatës dhe nuk do të largohen nga detyra. Ndërkohë në mbrojtje të mjekëve ka dalë opozita, të cilët akuzuan qeverinë për keqen.

Tetë mjekë të Urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT paralajmëruan largimin e tyre nga puna për shkak fluksit të pacientëve, mungesës së kapaciteteve në spitale dhe problemeve të kontratës së punës.
Peticioni iu drejtua publikisht autoriteteve më të larta të vendit, presidentit Ilir Meta, kryeministrit Rama dhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Por autoritet shëndetësore thanë se peticioni nuk ka mbërritur asnjëherë fizikisht në zyrën e tyre.
Pas situatës së krijuar, zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, drejtuesit e QSUT takuan mjekët e Urgjencës.
Pas takimit që zgjati më shumë se 30 minuta, mjekët në deklaratën për mediat duket se u tërhoqën nga paralajmërimi i pare, duke u shprehur se nuk kërkuan dorëheqjen por ishte një peticion për të rregulluar shërbimin.
Edmond Zaimi: Ne nuk kemi dhënë dorëheqje në ’97, kjo është një kërkesë e jona për të rregulluar problemet nëpërmjet Drejtorisë. Është puna e Drejtorisë më tej që do të zgjidhë problemet duke përforcuar të gjitha hallkat e sitemit. Por shpesh herë zgjidhja e këtyre problemeve dalin jashtë munedësive dhe kapaciteteve tona.

Akuza të forta në drejtim të sektorit të shëndetësisë dhe menaxhimit të tij bëri Partia Demokratike dhe LSI. Deputeti, Bardh Spahia, ishte në ambientet e QSUT-së dhe u takua me mjekët e Urgjencës, ndërsa e konsideroi situatën e krijuar si kolaps të sistemit të korruptuar shëndetësor.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/mjeket-e-urgjences-se-qsut-japin-doreheqjen

You might also like
Comments