Ora News – Mirditorja që shkoi nuse në Zadrimë dhe u bë mjeshtre e tezgjahut

6



Subscribe në Ora News këtu

43 vjet më parë, Tereza Gega, sot 61 vjeçe u bë e para nuse mirditore në Zadrimë të Lezhës.

Dy zonat që nuk para bënin krushqi me njëra-tjetrën ju dorëzuan forcës së dashurisë.

Tereza Gega: Kur u martova të gjithë thoshin është duke ardhur një mirditore këtu në Zadrimë, isha e para mirditore që shkoja.

Me kalimin e viteve, nusja mirditore u shndërrua në një zadrimore të mirëfilltë.

Mësoi tezgjahun dhe motivet karakteristike të krahinës me famë për pasurinë etnografike.

Tereza Gega: I thoshin vjehrrës mësoje dhe ti se është zakoni që çdo grua që martohet e merr dhe një tezgjah me vete. Ne mirditoret nuk e kishim.

Edhe pse ishte ekonomiste me profesion dhe për 8 vjet kishte punuar në Kalivaç përpara viteve ’90, demokracia e gjeti pa punë.

Tehzgjahu i vjetër dhe porositë e vjehrrës u kthyen në shpëtim për familjen.

Tereza Gega: Në një shtëpi të vogël fillova punën me tezgjah.
Prej asaj kohe, Tereza ende thur veshje të veçanta që e kanë bërë të njohur përtej kufijve të Shqipërisë. Punimet e saj shërbyen si ornamente të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë.

Tereza Gega: Janë pëlqyer shumë por na kanë dhënë dhe një forcë. Për veshjet më kanë dhënë dhe një dhuratë, bekimin e Papës.

Tereza ka vendosur ti ndajë sekretet e endjes së fijeve shumëngjyrëshe me mbesën 8 vjeçare që dëshiron të bëhet stiliste.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments